×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në Kuvend del në votim ligji që lejon qytetarët të tërheqin 10% nga Trusti

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 16:58

    Kuvendi i Kosovës nesër do t’i kthehet punës, ku edhe do të mbajë seancë plenare.


    Në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Miratimi i këtij projektligji do t’i hapte rrugë tërheqjes së 10%-shit nga trusti, masë kjo e paraparë nga qeveria për ndihmë për qytetarët që janë goditur ekonomikisht nga pandemia.

    Pikat për seancën e nesërme:

    Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:

    Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

    Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

    Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:

    Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

    III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:

    Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

    Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:

    1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!