×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj: Ish-kryeprokurori i Speciales foli 57 herë me Vuqkovicin, më shumë se unë me gruan

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 17:12

    Edhe sot janë sjellur dokumente të tjera të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK-së, nga një person me pseudonimin “Rrufeja”.


    Kryesia e OVL dolën në një konferecnë për media, ku konfirmuan sjelljen e dokumenteve me dosje të tjera të Speciales, shkruan Reporteri.net.

    E nënkryetari i OVL-UÇK, zbuloi se çfarë ka në këto dokumente. Aty, sipas tij, shihet komunikimi që kishte pasur ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Clint Williamson, me një zyrtar serb që Haradinaj e quan “Vuqkovic”.

    “Cka kemi pa këtu shihet se Wiliamson ka me Vuqkovicin  i ka mbi 57 kkomunikime, unë boll e dua gruan tem po nuk kam kaq shumë komunikime. Ka komunikim me drejtorin e Policisë mbi 130 komunikime.  Ajo cka na pamë këto se krejt këto komunikime janë bërë për rrethin e drenicës, LLapashtincë, Kleckën, Jabllanicën, Radoniqin”, tha ai.

    Ndryshe, javën e shkuar u lanë mbi 4000 dosje me dëshmitarë të Speciales, të cilat aktivizuan edhe hetuesit e Dhomave të Specializuara për të bastisur zyrat e OVL-UÇK./Repoteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!