×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Ka pasur edhe tjerë deputetë me COVID-19, por e kanë fshehur

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 18:25

    Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se ka pasur deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë fshehur se kanë qenë të infektuar me COVID-19.


    Haxhiu tha se këta deputetë nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë me coronavirus.

    “Ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar dhe nuk kanë treguar. Gojarisht më është thënë se ka deputetë që nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë të infektuar me COVID-19”, deklaroi Haxhiu në Frontal.

    Derisa ka folur për coronavirusin, ajo tha se vajza e saj është ofenduar e fyer, pasi Haxhiu e kishte bërë publike se ishte prekur nga coronavirusi.

    “Vajza ime mori fyerje e kritika se unë e kam bërë publike që jam infektuar me COVID-19”, ka thënë Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!