Bernard Challandes ka komentuar transferimet e dy futbollistëve të Kombëtares së Kosovës
Vedat Muriqi u transferua nga Fenerbahce te Lazio, ndërkaq Amir Rrahmani nga Verona te Napoli, shkruan Reporteri.net
Trajneri i Kosovës i ka vlerësuar lartë të dy futbollistët në një prononcim për mediat italiane.
“Muriqi është një përforcim shumë cilësor i Lazios,” ka thënë fillimisht Challandes.
“Ka karakteristikat e qendërsulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asistime, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese.
“Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat.
Ndërkaq, Challandes mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin e ka cilësuar si një futbollist shumë të mirë dhe mbrojtës modern.
“Është një futbollist shumë i mirë, një mbrojtës modern. I pastër dhe besnik, i zoti me kokë dhe në mbulimin një për një.
“Di ta t’i ndërtojë aksionet nga poshtë. Mendoj se qoftë me Koulibalyn qoftë me Manolas do të formojë një dyshe mbrojtëse të një niveli të lartë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.