×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Rrugën e Kombit, vdes shoferi 35-vjeçar

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 10:22

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit.


    Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi Ndërfushas, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj, Gersi Nikolli, 35-vjeç.

    “Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip Volkswagen shtetasi G. N., 35-vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!