Një aksion ndërkombëtar anti-drogë është kryer këtë të enjte nga autoritetet shqiptare e italiane, të cilat kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Ekuadori e më tutje në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë e Dubai.
Sipas informacioneve paraprake, në pranga ka rënë dhe një ndër krerët e bandës. Fjala është për Denis Matoshin, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Ky i fundit është arrestuar në Dubai për llogari të drejtësisë shqiptare.
Media italiane ndërkohë ka shkruar se janë kryer dhjetëra arrestime dhe janë sekuestruar miliona euro kokainë.
Në operacion janë përfshirë Eurojust, Europol, Anti-Mafia dhe Drejtoria Qëndrore e Policisë Kriminale.
Ndërkohë një aksion është kryer dhe në Vlorë nga SPAK, ku gjithashtu janë arrestuar të paktën 3 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.