Zyra e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot për të dytën herë brenda pak ditësh, priti në takim tre zyrtarë të Gjykatës Speciale.
E shkas për vizitën e tyre, e cila zgjati rreth tri orë, u bënë disa dosje të cilat brenda tyre mbajnë emra të dëshimtarëve, e që u sollën dy herë nga një person i panjohur në zyrat e OVL-UÇK, shkruan Reporteri.net.
Hetuesit e Speciales erdhën në zyrat e OVL-UÇK me qëllim që t’i marrin këto dosje.
Avokati Tomë Gashi, të cilin organizata e ka autorizuar që t’i mbrojë përballë zyrtarëve të Gjykatës Speciale, deklaroi para medieve se këto dokumente janë të Speciales, prandaj hetuesit po i marrin ato.
Sipas Gashit kjo vërtetohet në bazë të logos që kanë këto dokumente.
Veçori e këtyre zyrtarëve ishte fakti se që të tre mbanin në kokë kapele si dhe kishin çantë krahu me vete.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka qëndruar në vendin e ngjarjes me ç’rast iu sjellë pamje nga atje:
/Reporteri.net