×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe tre të vdekur nga coronavirusi, shkon në 607 numri total

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 15:07

    Edhe tre pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 607.


    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po ashtu ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 43 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar edhe 239 pacientë të infektuar, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitivë është 14,882 nga 60,235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Numri i përgjitshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,087.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

     

    Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

     

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

     

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!