Një punonjëse ushtarake amerikane me mision në Gjermani mund të dënohet me burg pasi akuzohet se ka shkuar me simptoma të virusit në një bar. 26 vjeçarja e identifikuar si Yasmin.A ka infektuar të paktën 26 persona në lokal deri tani dhe dyshohet të ketë pasur kontakt me 710 të tjerë.
Ajo shkoi për të festuar por ndërkohë kishte bërë tamponin dhe priste rezultatet, ndërkohë që ishte urdhëruar të qëndronte në shtëpi. Ajo u kthye nga Greqia në Gjermani me dhimbje fyti dhe kollë.
Zyrtarët e qarkut ku qëndron 26 vjeçarja kanë thënë se nëse ajo e ka bërë me vetëdije këtë gje, do të ndiqet penalisht. Yasmin ka infektuar edhe 29 persona të tjerë nga personeli ushtarak amerikan.
Për këto raste, dënimi mund të shkojë nga 6 deri në 10 vite burg, me akuzën: Dëmtim trupor të qëllimshëm dhe të rrezikshëm sipas nenit 224 të Kodit Penal në Gjermani.
26 vjeçarja qëkur është kthyer nga pushimet në Greqi thuhet të ketë frekuentuar disa bare të tjera.
Nëse nuk dënohet me burg e sigurt është që do marrë një gjobë deri në 2 mijë euro.
Vetëm ditën e djeshme, Gjermania ka raportuar 1.901 raste me të infektuar.