Ani pse Ministria e Shëndetësisë prej ditësh ka rënë dakord për ta lejuar nisjen e kampionatit elitar të futbollit në vend, ende nuk ka ardhur vendimi nga Qeveria e Kosovës, instrument ky që kishte ndaluar veprimtaritë sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në kuadër të luftës ndaj pandemisë “Covid-19”.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të startuar me edicionin e ri, teksa ka njoftuar klubet zhvillimin e ndeshjes, si dhe gjithashtu kishte bërë edhe delegimin e gjyqtarëve.
Gazeta “Sheshi” mëson personat zyrtarë të ndeshjes tashmë e kanë marrë konfirmimin për zhvillimin e ndeshjes, teksa dy klubet, sikurse Trepça ’89, ashtu edhe Arbëria ndodhen në drekën zyrtare para takimit.
“Jemi njoftuar që për të premten të zhvillohet ndeshja ndaj Trepçës ’89. Ne ndodhemi në drekën e zakonshme para ndeshjes në ora 12:00 dhe jemi në pritje të vendimit, tha një futbollist i Arbërisë në kushte anonimiteti për Gazetën “Sheshi”.
Në anën tjetër ekipi nikoqir i është thënë që ta paraqes ndeshjen në Polici dhe të jetë e gatshme në të gjitha aspektet, njejtë sikurse i është kumtuar edhe skuadrës mysafire.
Nëse do të jepet vendimi nga Qeveria e Kosovës, atëherë takimi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë do të nis nga ora 16:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.