Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një konference për shtyp ka informuar mbi garën për një vaksinë të mundshme kundër Covid-19.
Presidenti tha se SHBA-ja do të fillojë shpërndarjen e vaksinave brenda 24 orëve, sapo të miratohet një vaksinë.
“Shpërndarja do të fillojë brenda 24 orëve pas njoftimit,” tha Trump. “Vaksinat do të shpërndahen përmes ushtrisë sonë të madhe.”
Të Mërkurën, qeveria federale publikoi planet e saj të shpërndarjes, duke detajuar se si vaksinat Covid-19 do të shpërndahen në vendet e administratës brenda 24 orëve nga një autorizim i FDA-së. Qëllimi është që vaksinat të jenë falas për të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.