Neymar ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 25 milionë euro në vit me sponsorin e ri “PUMA”.
Kjo është kontrata individuale sponzorizuese sportive më e shtrenjta në histori.
Braziliani ndërpreu bashkëpunimin me “NIKE”, për të firmosur kontratën milionere me gjigantin tjetër të veshjeve sportive, “PUMA”.
Nuk dihet ende se për sa vite ka firmosur Nejmari me sponsorin e ri, por sulmuesi i PSG-së ka kaluar edhe Ronaldon me Mesin përsa i përket fitimit nga një sponsor i vetëm.
Ronaldo paguhet nga “NIKE” rreth 17 milionë euro, ndërsa Mesi paguhet nga “ADIDAS” rreth 20 milionë euro.
Nejmar i ka kaluar të dy yjet e futbollit pasi “PUMA” i siguron brazilianit plot 25 milionë euro në vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.