Arbër Kota, autori i vrasjes me thikë të 34-vjeçarit, Idajet Dulla në zonën e Plepave, në Durrës është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota.
“Panorama” ka mësuar se Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.
Pas konfliktit Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.