Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në Torvaianica të Italisë.
Mediat raportojnë se dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri që ndodhej mes turmës së pushuesve.
Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit, në bordin e një motoçiklete, me fytyrat e tyre të mbuluara.
Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, u fut në zonën e plazhit dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po e kalonte të dielën buzë detit.
Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur. s.b /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.