×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Kloppit pasi lojtarët e Liverpoolit festuan në bankë rezervë për kartonin e kuq të Christensen

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 21:05

    Liverpooli e mposhti Chelsean me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë në Premier Ligë


    Sadio Mane ishte heroi i Liverpoolit pasi shënoi dy gola në minutat 50′ dhe 54′, shkruan Reporteri.net

    Në këtë ndeshje Christensen u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të pas një ndërhyrje në Sadio Manen.

    Kur Christensen mori kartonin e kuq në bankën rezervë të Liverpoolit filluan duartroktijet dhe kjo gjë nuk i pëlqeu asapk Kloppit.

    Ai iu drejtua atyre me këto fjalë: “A jeni të çmendur, ne kurrë nuk bëjmë ashtu, në rregull?”.

    Ndryshe, Liverpooli me këtë fitore grumbullon 6 pikë nga dy ndeshjet e para dhe është në vendin e tretë në tabelë, derisa javën tjetër do të përballet me Arsenalin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!