Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, do të mbërrijë sot në Kosovë së bashku me 13 zyrtarë të tjerë të SHBA’së.
Grenel do të vijë në Kosovë me 13 zyrtarë të tjerë të SHBA’së të cilët do të paraqesin projekte për Kosovën dhe rajonin nën atë dokument.
Burime në Prishtinë, thonë se qëllimi i vizitës është të shikohet progresi në zbatimin e pikave të marrëveshjes në dokumentin e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mbi “normalizimin ekonomik” të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.
Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje më 4 shtator, e cila u cilësua edhe si historike, pasi besohet se kjo marrëveshje do të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve.
Pas Prishtinës, Grenell do të udhëtojë nesër për në Beograd, e më pas edhe në Greqi e Izrael. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.