Ambasadori Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur para pak minutash në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ai së bashku me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit Amerikan ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës dhe është nisur drejt kryeqytetit, konkretisht në drejtim të Qeverisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.
Bëhet e ditur se vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.