Një shumë prej 100 milionë dollarë pritet të përfshijnë të gjitha projektet që do të inkorporohen brenda marrëveshjes së nënshkruar gjatë natës së sotme në Prishtinë në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar, Adam Boehlr.
Kështu ka bërë të ditur ky i fundit në konferencën e përbashkët me ambasadorin Rchiard Grenell.
Boehlr ka thënë se me këtë vizitë po tregojnë seriozitetin e tyre për të investime potenciale në Kosovë dhe për t’u dhënë mbështetje miqve këtu.
“Marrëveshja parasheh 100 milionë dollarë investime në projekte të rruges, hekurudhës, gazit natyrorë dhe mundesine e investimit në resortin e skijimit. Është një gamë e gjerë dhe mbështetje e drejtpërdrejt për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Boehlr, shkruan Reporteri.net.
Kurse ambasadori Grenell u shpreh i bindur në atë se marrëveshjet e nënshkruara në SHBA dhe kjo e sotmja do të fuqizojnë dhe përmirësojnë situatën ekonomike në Kosovë.
“Secila ministri do të krijojë ekipe për të bashkëpunuar me amerikanët drejt këtyre projekteve. Shpresojmë se zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, do ta ndryshojë peisazhin politik. Presidenti Trumpi gjithnjë ka thënë të synohet marrëveshje për vende pune, e jo diskutime të vjetra politike. Duam të ndihmojmë në krijimin e vendeve të punës, në mënyrë që të kapërcehen çështjet e moçme politike”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.