×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj i thotë Hotit e Mustafës t’i kërkojnë falje Edi Ramës

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 7:59
    Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi

    Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa duhet t’i kërkojnë falje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.


    “Hoti kishte dalë para Kuvendit duke thënë mos spekuloni se nuk do të i bashkohemi asesi Minishengenit. Bënin edhe analiza ekonomike duke treguar pse nuk bën t’i bashkohemi kësaj mini-jugosllavie të Ramës ndërsa tash vetë e nënshkruan”, tha ajo.

    “Kishin folur shumë kundër këtij plani. E kishin etiketuar kryeministrin Rama më shumë emra të ndryshëm sikur tradhtarë e kështu me radhë. E kishin quajtur projekt jugosllav ndërsa tash vetë e lidhën marrëveshjen. Më e pakta që duhet të bëjnë është të kërkojnë falje nda Edi Ramës”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!