Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se së shpejti në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, do të kryhet shërbimet për fekondim artificial.
“Unë javën e kaluar kam nënshkruar procedurat për fillimin e adaptimit të hapësirave ku do të kryhet ky shërbim i njohur si IVF.”, tha Krasniqi.
Këto komente ai i bërë me rastin e vizitës së kryeministrit, Avdullah Hoti në SHSKUK, ku u fol edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19, të cilin Krasniqi e vlerësoi si të suksesshëm.