Arturo Vidal ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Interin, me opsionin për vazhdimin edhe për një vit tjetër.
Mesfushori është transferuar nga Barcelona si lojtar i lirë, pasi Blaugranët kanë hequr dorë nga kërkesa për një milionë euro dhe janë pajtuar vetëm me pagesat të lidhura me performancat.
Kiliani kishte arritur në Milano të dielën mbrëma, ndërsa të hënën iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, para se ta nënshkruante kontratën.
? | IT’S OFFICIAL@kingarturo23 has joined Inter!
? https://t.co/r1gXNKJpxm#WelcomeVidal pic.twitter.com/GDIdr7ojtO
— Inter (@Inter_en) September 22, 2020
Njoftimi zyrtar nga klubi italian është bërë gjatë ditës së sotme (e martë), përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale dhe ueb-faqen e Nerazzurrëve.
Vidal kthehet në Serie, ku gjatë viteve 2011-2015 ka luajtur te Juventusi, ndërsa edhe te Zonja e Vjetër ka punuar nën urdhrat e Antonio Contes.
✍️ | SIGNED
Finally a Nerazzurri player! Welcome to Inter, @kingarturo23 ?#WelcomeVidal pic.twitter.com/jgdfKEttzd
— Inter (@Inter_en) September 22, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.