I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, deklaroi sot se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka konfirmuar se do ta vizitojë Serbinë.
Grenell po ashtu ka konfirmuar se në vizitë me Trumpin do të jetë edhe vajza e tij, Ivanka Trump, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.
Kujtojmë se delegacioni i qeverisë amerikane, i kryesuar nga emisari special Richard Grenell, ka qëndruar sot në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Vuçiq është pyetur se si e ka bindur Trumpin ta vizitojë Kosovën, derisa ka thënë se e ka bërë këtë duke këmbëngulur
Gjatë ditës së djeshme ky delegacion ka qëndruar po ashtu në Kosovë, ku është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit Hotit dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.
Kujtojmë se ditë më parë, Trump ka thënë se synon të zhvillojë një vizitë edhe në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.