Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 1,085 viktima të reja të coronavirusit.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 83,000 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 5.6 milionë persona, shkruan Reuters, transmeton Express.
India ka shënuar shifra të larta të infektimeve çdo ditë gjatë pesë javëve të fundit dhe pritet që së shpejti të bëhet vendi i parë në botë në këtë aspekt, duke ia zënë vendin e parë pas disa muajve Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht numrit të lartë të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë në këtë shtet mbetet e ulët në krahasim me disa vende tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.