Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture të markës “Opel Vectra” dhe “Golf 2”, rreth orës 7:30, në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë.
Si pasoj e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Aksidentin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar se dy persona janë lënduar dhe te njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.