Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në emisionin Pressing të T7, pasi u kthye nga intervistomi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka thënë se është pyetur lidhur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe deputetin Rexhep Selimin.
“Më kanë pyetur se kur kam folu herën e fundit me presidentin Hashim Thaçi. Ndërkohë më kanë pyetur edhe për Sami Lushtakun, u kam thënë se unë çdo ditë flas me Sami Lushtakun”, është shprehur Geci.
Gjithastu, prokurorët e kanë pyetur Gecin se kur ka kontaktuar me Rexhep Selimin.
“Ndërsa me Rexhep Selimin, nuk kam komunikuar kurrë”, ka thënë Geci.
“Më kanë pyetur gjithçka për komunikatën numër 59”, shtoi Geci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.