Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media.Konferenca do të mbahet në ora 11:00.
Në njoftimin e Kryeministrisë nuk tregohet se për çfarë teme do të flasë Kryeministri.
Megjithatë një nga temat mund të jetë vendimi për shtyerjen e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, pas kritikave që mori nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e paraparë të mbahet për nesër.
Rexhep Selimi shef i grupit parlamentar të VV-së përmes një postimi në Facebook tha se si kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, e njofton këtë të fundit që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator. /Reporteri.net/.