Kryeministri Avdullah Hoti iu është përgjigjur edhe njëherë kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt që tha se kjo qeveri mund të rrëzohet nëse ai nuk votohet për president.
Hoti në një konferencë për media ka thënë se presidenti është duke punuar sipas kompetencave, e se kjo temë do të diskutohet kur të vjen koha.
“Nuk kam koment, presidenti është në zyrë në bazë të kompetencave, kur të vjen shkurti do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.
Kryeministri thotë se për zgjedhjen e presidentit do të ulen krejt spektri politik për të diskutuar.
“Kur vjen shkurti duhet të ulemi krejt spektri politik, është e qartë që koalicioni nuk mund ta zgjedhë vetë presidentin. Duhet të ulemi përtej koalicioni që të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.