Zlatan Ibrahimoviq ka dalur pozitiv me Koronavirus dhe do t’i mungojë Milanit në ndeshjen e sontme kundër Bodo Glimt në kuadër të kualifikueseve për Europa Ligë
Suedezi shquhet për deklarata epike dhe një të tillë e ka dhënë edhe tani pasi është prekur nga virusi COVID-19, shkruan Reporteri.net
“Dje rezultova negativ me Covid dhe sot pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë. Covid kishte guximin që të më sfidonte mua. Ide e keqe,” ka shkruar Ibra në Twitter.
Ndryshe, 38 vjeçari shënoi dy gola të hënën në ndeshjen kundër Bolognas në kuadër të javës së parë në Serie A. /Reporteri.net/
I tested negative to Covid yesterday and positive today. No symptoms what so ever. Covid had the courage to challenge me. Bad idea
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 24, 2020