Presidenti rus, Vladimir Putin, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, ka njoftuar zëdhënësi i tij të enjten.
Një grup shkrimtarësh rusë të kryesuar nga Sergey Komkov, ka thënë se kanë dorëzuar aplikimin në Oslo më 10 shtator, raporton agjencia e Lajmeve Tass, përcjell New York Post.
Zëdhënësi presidencial, Dmitry Peskov, u tha mediave se Putini nuk është nominuar nga Kremlini.
“Ju e dini të gjithë se njerëz krejt të ndryshëm nominohen për këtë çmim, kjo është iniciativë e atyre që e nominojnë”, tha ai.
“Në këtë rast, nominimi është bërë nga shkrimtari paraprak”, ka thënë ai duke iu referuar Komkovit.
Në vitin 2013, Putini ishte nominuar për këtë çmim nga një anëtar parlamenti.
Javën e kaluar, kritiku i tij, Alexei Navalny, është nominuar po ashtu për këtë çmim nga një grup i profesorëve të universitetit rus.
Favoritë për të fituar Nobelin e sivjetshëm të Paqes është Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ndjekur nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e më pas aktivistja mjedisore Greta Thunberg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.