×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Spiropali-Bushatit: Ju e dini mirë se kush ka vrarë në këtë vend dhe s’është dënuar

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 8:23

    Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me Andi Bushatin në studion e “Open”, pasi ai e ka akuzuar PS-në se ka vjedhur popullin e vendit tonë.


    Ajo i tha se ai e dinte shumë mirë se kush kishte vrarë në këtë vend, duke lënë të nënkuptohen personat.

    “Ju e dini mirë se kush ka vrarë në këtë vend dhe është i padënuar. Kush ka vrarë të gjithë e dinë, të mbajnë përgjegjësi. Ne kemi bërë përpjekje për të shkatërruar rrjetin mafioz të drejtësisë shqiptare. Ky është thelbi i këtij debati. Bushati kishte bërë një shënim që krahasonte ambasadoren Kim me mua, por doja t’i thosha që Kim nuk përfaqëson veten këtu, por SHBA-në”, tha Spiropali.

    Ndërsa Bushati i është kthyer se mazhoranca u bë gazi i botës me sistemin e drejtësisë në Komisionin e Venecias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!