Policë të armatosur të EULEX-it janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku priten arrestime të reja.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe arrestimi i parë nga Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë i Speciales nën pretendimin se i njëjti ka kryer krime lufte.
Aktakuza kundër Mustafës ka të bëj me veprat kriminale që ndërlidhen me ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Këto vepra, sipas aktakuzës së prokurorisë së Specializuar të Hagës, janë konsumuar gjatë muajit prill të vitit 1999.
Reporteri.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me ngjarjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.