Punimet për ndërtimin e stadiumit të klubit futbollistik Vëllaznimit nga Gjakova po vazhdojnë me një intensitet të madh.
Për t’i parë këto punime, në vizitë shkoi ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila sipas zyrtarëve të klubit dhe atyre komunal është më meritorja për nisjen e këtyre punimeve.
Në takimin që ka pasur me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, Dumoshi i garantoi përfundimin e këtij projekti.
“Vërtetë vizita në Gjakovë pat një përmbajtje shumë interesante sepse investimi është duke u bërë i madh në stadiumin e Vëllaznimit një gjeneratë e tërë pothuajse 100 vjet ekziston klub”.
“Ne kemi filluar ta ndërtojmë këtë stadium dhe unë jam e kënaqur me dinamiken e punëve i paskan bërë dhe tash do të vazhdojmë më tutje, të hollat do të jenë në buxhet, kështu që këtë i garantoj kryetarit”, tha Dumoshi, teksa tha se ky stadium do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s
Ndërsa i pari i Gjakovës, Ardian Gjini, pati fjalë të mëdha për Dumoshin. Ai tha se me insistimin e saj ka filluar ndërtimi i stadiumit, raporton EO..
“Sot e kam kënaqësinë ta pres në Gjakovë ministren Dumoshi, e cila është jashtëzakonisht meritore pse kemi arrit deri në këtë faze me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Gjakovë”.
“Punimet janë duke vazhduar me një ritëm goxha të kënaqshëm dhe unë mendoj se Gjakova dhe kjo zonë e Dukagjinit e meriton një tempull të tillë të sportit. Nuk do të kishim mundur me filluar punimet nëse nuk do të kishit insistuar ju ministre”, tha Gjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.