Milot Rashica shkëlqeu sezonin e fundit me Werder Bremenin saqë më pas flitej se klubet si Dortmund, Liverpool, Napoli e Milan kishin shfaqur interesim për të
Por, klubet që vërtetë e kërkuan ishin Leipzig dhe Aston Villa, shkruan Repoteri.net
Por, pse nuk po ndodhë transferimi as te këto klub?
Në fillim raportohej se Werderi po kërkon shumë para për ta lënë të lirë yllin kosovar, por tani është edhe një version i ri.
Milot Rashica move is becoming increasingly unlikely. Top candidates are apparently leaving also because Rashica demands a lot of money.
[Deich Stube] pic.twitter.com/ppOUfkQpfR
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) September 26, 2020
Aston Villa flitej se kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Werderin për çmimin e Rashicës, por tani është futbollisti që po kërkon shumë para dhe klubi anglez po refuzon ta paguajë aq sa dëshiron vushtrriasi.
Sipas ‘Deich Stube’ një transferim i Milot Rashicës po bëhet gjithnjë e më i vështirë tani pasi kandidatët kryesorë po largohen sepse 24 vjeçari po kërkon shumë para. /Reporteri.net/