Labinot Kabashi më në fund është rikthyer në stërvitje te Barcelona B.
Mesfushori shqiptar kishte pësuar lëndim në ligamente e gjurit, duke munguar që nga edicioni 2016/17, më saktësisht për 181 ditë.
Kjo gjë iu përsëri edhe në edicionin 2017/18, për të munguar plotë 306 ditë dhe më pas mungoi edhe në atë 2018/19, në total prej 547 ditësh.
Kjo i vazhdoi më tej edhe në këtë edicion 2020/21, për 31 ditë, mirëpo tani është rikthyer në stërvitje.
Kabashi ishte në hapa të mirë për t’u inkuadruar në skuadrën e parë, mirëpo lëndimet në ligamentet e gjurit, i pamundësuan një gjë të tillë.
20-vjeçari ka fituar kupën për të rinjtë të UEFA-s, ndërsa ende vlerësohet si një lojtar me të ardhme të ndritur te Barcelona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.