×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: LDK dhe PDK po frikësohen nga zgjedhjet sepse ka ardhur koha e VV-së

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 11:13

    Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka akuzuar LDK’në dhe PDK’në se po u frikësohen zgjedhjeve të reja në nivel të Kosovës por edhe nëpër komuna. Ka thënë se fakt për këtë është edhe mungesa e zgjedhjeve në Podujevë.


    “Po frikësohen sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

    Këto komente Kurti i ka bërë në një mbledhje virtuale me Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

    Aty ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme partiake duke treguar se një pjesë e këtij procesi ka përfunduar.

    “Në përgjithësi për një subjekt politik zgjedhjet e brendshme janë edhe festa më e madhe dhe edhe sfida më e madhe”, ka thënë ai.

    Ai ka kërkuar modernizim të Vetëvendosjes edhe përmes zgjedhjeve të brendshme.

    Kurti ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale synojnë t’i udhëheqin së paku 15 komuna.

    Në këtë adresim, lideri i VV’së ka akuzuar Kryeministri Hoti dhe Ministin Zemaj se kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.

    “Rreziku i parë është pandemia. i kemi humbur 600 jetë për pak muaj”, ka thënë ai.

    Me këtë rast, ai ka akuzuar edhe për prekjen e parave të Trustit Pensional.

    Për Kryeministrin ka thënë se po bën punë të keqe edhe duke u përfshirë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

    “Avdullah Koti po e degradon pozitën ndërkombëtare dhe statusin e vendit tonë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!