Luis Suarez ka shpërthyer qysh në debutim me fanellën e Atletico Madridit, e cila mposhti 6-1 Granadan në kuadër të javës së tretë
Barcelona e largoi sulmuesin uruguaian, derisa ai ka filluar në mënyrë perfekte aventurën te Atletico Madrid, shkruan Reporteri.net
Suarez u inkuadrua në minutën e 70-të, derisa menjëherë pas një minuti lojë asistoi në golin e Llorentes.
Por, kjo nuk ishte e tëra pasi më pas ishte vetë Suarez që shënoi dy gola në minutat 85′ dhe 90′.
Kështu, aventura e Suarezit filloi në mënyrë brilante te Atletico. /Reporteri.net/
FT #AtletiGranada 6-1
TWO goals and ONE assist for debutant @LuisSuarez9 as @atletienglish hit SIX! ❤️?#LiveResults pic.twitter.com/vdHJyrph2R
— LaLiga English (@LaLigaEN) September 27, 2020