I pyetur se kush e ka propozuar idenë për të emërtuar Liqenin e Ujmanit me emrin e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, ai u përgjigj se kjo ka ardhur nga serbët e Kosovës.
“Qytetarët tanë në Kosovë e duan Trump. Si ka mundësi që askush nuk e kupton këtë, ata kanë kaluar periudhën më të keqe gjatë administratës së kaluar. Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar? S’do ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë”, u shpreh Vuçiq.
Ai shprehur mirënjohje për Trump duke thënë se ishte i bindur që Presidenti amerikan do të vizitonte Serbinë.
Presidenti serb më tej bëri thirrje për bashkim të serbëve pasi koha e luftërave ka kaluar tashmë dhe në paqe duhet të mendojnë për të mirën e vendit.
“Ndaj është shumë e rëndësishme që të garantojmë paqen dhe të kemi më shumë fëmijë në të ardhmen. Serbia nuk ka të ardhme nëse ne nuk mendojmë për këtë gjë. Kur jeta është shumë e mirë, ne kemi numër të ulët fëmijësh”, deklaroi ai./Euronews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.