Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se është kundër Gjykatës Speciale, por jo për të mos u gjykuar kushdo që ka bërë krime.
Ai ka thënë se kjo gjykatë nuk e ka synimin për drejtësi, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si janë arrestuar krerët e OVL-të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Kastrati ka thënë se Speciales nuk duhet t’i vazhdohet mandati.
“Nuk duhet me ia vazhdu mandatin kësaj gjykate, jam për ta zhbërë”, ka thënë Kastarti në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se për të, lufta e UÇK-së është lufta më e pastër dhe më sublime.