Debutimi pozitiv i Marash Kumbullës me fanellën e Romës. Qendërmbrojtësi shqiptar ishte autori i një performance shumë bindëse në linjën me tre në prapavijë të Paulo Fonsecas, duke treguar përshtatjen e menjëhershme me shokët e tij të skuadrës Mancini dhe Ibanez.
Një kënaqësi që vetë mbrojtësi shprehu me një postim në profilin e tij në Instagram:
“I lumtur për debutimin dhe krenar për barazimin ndaj Juventusit. Meritonim 3 pikët ”.
Edhe vlerësimi i specialistëve për paraqitjen e 20-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e parë me Romën ishte pozitiv.
Nga 6 në 6,5, një notë sa mesatarja e skuadrës. Sigurisht pak emocione janë të kuptueshme për një lojtar të ri të datëlindjes 2000, megjithatë Kumbulla u shfaq me personalitet dhe i sigurt, pa harruar faktin që luante përballë një skuadre të madhe dhe një sulmuesi të jashtëzakonshëm si Cristiano Ronaldo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.