×
  • Lajme
  • Botë

    Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Maqedoninë e Veriut rekomandon heqjen e PCR testeve për vendet e rajonit

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 12:58

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit, pra edhe për ata të Kosovës.


    Alsat nga burime brenda Komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.

    Në nismën rajonale për heqjen e njëkohshme të testeve PCR negativë, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!