×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti i BE-së mediat e të cilit Kosovës i referohen si ‘Kosova e Metohija’

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 13:49

    Përgjatë viteve radhazi politikanë e media të ndryshme serbe Kosovës i janë referuar si “Metohija” dhe kjo vazhdon edhe sot. Por siç duket, jo vetëm në Serbi po e përdorin këtë term, pasi që i njëjti, është parë edhe në artikullin e një prej mediave më të njohura në Rumani.


    “Kosova dhe Metohija shënon 47 raste të reja me coronavirus”, është titulli i një artikulli në mediumin “Rador”.

    “Rador” njëherit është agjencia më e madhe e lajmeve në Rumani, shtet ky që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, e që siç duket, po i referohet njëjtë si Serbia, shteti fqinj i cili ka kryer gjenocid tek shqiptarët.

    Kjo mund të shihet edhe në pamjet më poshtë, ku kjo agjenci ka raportuar për rastet e reja me coronavirus në vend, përcjell Gazeta Metro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!