Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi e ka kaluar shifrën 6 milionë, por nuk është as afër shifrës që kërkohet për imunitet të turmës në një shtet me 1.3 miliardë banorë.
Kështu që është rritur frika se do të futet vendi në kulmin e pandemisë në periudhën e festave fetare hinduse, shkruan agjencia Reuters.
India ka regjistruar mbi 1 milion raste me koronavirus në vetëm 11 ditë, sipas të dhënave të Qeverisë, dhe është vendi i dytë për nga numri i të infektuarve me koronavirus pas SHBA-së, ku numri i të infektuarve është mbi 7 milionë.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 82.170 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë 1039 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 95.542.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.