×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani refuzon të dëshmojë me detaje lidhur me rastin e Agon Musliut

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 16:03

    Cufaj refuzon të dëshmojë me detaje në lidhje me rastin e Agon Musliut.


    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka refuzuar të dëshmojë me detaje lidhur me rastin e Agon Musliut, duke thënë se përfaqësuesit e tij ligjor e kanë këshulluar që nuk duhet të jap detaje.

    Pas kësaj ka reaguar kryetarja e Komisionit Mimoza Kusari-Lila, si dhe këshilltari ligjor i Kuvendit, Muhamet Bytyqi, të cilët kanë thënë se Cufaj ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetje të caktuara por se është i obliguar që t’i përgjigjet thirrjes për të dëshmuar.

    Edhe Bekim Haxhiu i PDK-së, ka reaguar, duke thënë se refuzimi që të dëshmohet para Komisionit është njëjtë si të refuzohet të dëshmohet para organeve të drejtësisë.

    Cufaj është përgjigjur në disa prej pyetje të përgjithshme, por ka refuzuar që të flas për rastin e Agon Musliut.

    “Për rastin në fjalë unë nuk përgjigjem”, ka thënë ai, derisa ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e deputetit Bekim Haxhiu, lidhur me dokumentet mjekësore të të ndjerit

    Pas kësaj dëshmia e ambasadorit është ndërprerë me kërkesë të kryetares së Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kërkuar nga zyra ligjore e Kuvendit që t’i dërgojnë Cufajt një opinion ligjor lidhur me obligimet që kanë dëshmitarë karshi Komisioneve hetimore parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!