×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes veterani i UÇK-së

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 16:49

    Ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Sali Morina nga fshati Akrashticë.


    Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Vushtrri, përmes një postimi në Facebook.

    “Me dhembje të thellë dhe pikëllim, ju njoftojmë për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Salih Morina nga fshati Akrashticë. I ndjeri ishte ushtar i Brigadës 142 ZOSH, kurse neve na mbetet t’iu thurim lavde e merita atdhetarëve të tillë”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Varrimi bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Akrashticë. Lavdi e përjetshme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!