×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i OVL të UÇK-së tregon çfarë kanë marrë Specialja në zyret e tyre

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 17:27

    Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka dhënë detaje për bastisjen në zyret e tyre nga Gjykata Speciale.


    Ai ka thënë se kanë marrë dy shtëpiza dhe pajisjet e kamerave.

    “Së pari kanë kontrolluar dosjet, aplikacionet për kartele. Kanë filluar me zyrën e kryetarit, e kanë marrë një dokument në gjuhën shqipe që kemi bërë kërkesë për ndryshimin e ligjit të Dhomave të Specializuara. Ju thash jemi ditë e nate kundër jush. Te zyra e Nasimit kanë marrë vetëm shtëpizën edhe ju kam thënë se do të gjeni vetëm këngë patriotike. Te unë e kanë marrë zyrën e shtëpizës, dhe një USB që e kemi pasur shumë më herët. E kanë marrë pajisjen e kamerave dhe ajo pajisje tregon që mund të ruaj xhirime më shumë se një muaj”, ka thënë Klinaku në T7, shkruan Reporteri.net.

     

    Ai ka treguar se në fund të bastisjes ju ka thënë policëve të EULEX-it nëse do ta arrestojnë, por që i kanë thënë se nuk do ta bëjnë këtë.

    Klinaku ka treguar se Gucati ka telefonuar disa herë, ndërsa për Nasim Haraidnaj ka thënë se familjarët kanë thënë se ende nuk kanë komunikuar me të.

     

     

     

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!