Kancelarja gjermane paralajmëroi se gjithçka po shkon drejt një mesatare ditore prej mbi 19 mijë personave të infektuar me COVID-19.
“Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19,200 infeksione në ditë”, paralajmëroi Angela Merkel.
Ajo tha se duhet të merren masa kundër pikave të nxehta lokale, përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera evropiane deri në Krishtlindje, raporton deutschewelle.
Merkel tha se numri i infeksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka që ta parandalojmë rritjen eksponenciale.
Ajo theksoi se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura, por që futbolli është diçka dytësor.
Ajo kritikoi gjithashtu autoritetet lokale, veçanërisht qeverinë e provincës së Berlinit, duke thënë se “diçka më në fund duhet të bëhet në atë qytet”.
Ndryshe, Gjermania deri më tani ka raportuar 286 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 9534 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.