Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë bllokuar rrugën te rrethi “Dragodan” në Prishtinë.
Në disa foto të siguruara nga Reporteri shihet se një numër i madh i tyre kanë dalë për të protestuar nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për t’u ndalur tek Qeveria e Kosovës.
Mirëpo të njëjtit janë ndalur te rrethi i Dragodanit pasi që Policia nuk po i lejon të vazhdojnë në drejtim të Qeverise.
Në shenjë pakënaqësie ata kanë derdhur qumështin në rrugë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.