Armenia ka thënë se një prej avionëve ushtarakë të saj është rrëzuar nga Turqia, në një eskalim madhor të konfliktit në luftimet që po zhvillohen me Azerbaixhanin në rajonin e Nagorno-Karabakhut.
Ministri i punëve të Jashtme të Armenisë tha se piloti i avionit sovietik SU-25 vdiq pasi ishte goditur nga një F-16-sh i Turqisë në hapësirën ajrore armene.
Turqia, e cila po mbështet Azerbaixhanin në këtë konflikt, nuk ka dhënë asnjë koment, raporton BBC.
Afër 100 njerëz, përfshirë civilë, kanë vdekur në vetëm tri ditë luftime përgjatë rajonit të kontestuar malor.
Enklava malore është zyrtarisht pjesë e Azerbaixhanit, por është udhëhequr nga armenët etnikë që nga viti 1994.
Luftime që nisën para tre ditësh duket se do të dalin jashtë kontrollit, me frikën se mund të përfshijnë përveç Turqisë edhe Rusinë dhe Iranin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.