Sot u zhvillua debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit u shpall Joe Biden.
Në debatin kaotik 90 minutësh, Biden siguroi 48% të votave kundrejt 41% të votave që shkuan për Donald Trump.
Biden akuzoi Trumpin për ndezjen e trazirave racore në Amerikë. Trump u përgjigj duke pretenduar se Demokratët, nëse fitojnë, do të shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara, transmeton Reporteri.
Një nga detajet interesante është reagimi i grave të dy kandidatëve, për të cilat po gumëzhijnë rrjetet sociale.
Kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden u bashkuan në skenë me gratë e tyre pas debatit.
Videoja tregon Jill Biden duke përqafuar dhe puthur burrin e saj.
Nga ana tjetër, Melania tregoi sjellje shumë më të përmbajtur. Ajo vetëm e goditi në shpatull Trump para se t’ia kapte dorën. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.