Një politikan suedez është bërë kryefjala e mediave për shkak se është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike të llojit kokiane.
Sipas mediave, politikani i droguar është Darko Mamkoviq i cili aktualisht është duke ushtruar postin e zyrtarit të qytetit Norcheping, është filmuar teksa ishte duke konsumuar kokainë.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Mamkoviq i cili është shprehur se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe personi që ja ka dhënë substancën kërkonte diçka në këmbim.
“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues”, ka deklaruar politikani Mamkoviq.
Në videon e publikuar nga media e huaj Expressen.se. Mamkoviq shihet duke qëndruar ulur në divan dhe para tavolinës ai kishte disa kanaçe me pike energjike dhe pluhur të bardhë e cila pretendohet të jetë kokainë.
Mamkoviq është parë duke thithur dy herë mbi tavolinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.